Gjirokastër/ Zjarr në rrjetin e tensionit të lartë, 10 mijë banorë pa energji

0
Gjigandi

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në linjën përcjellëse të tensionit të lartë në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës, duke lënë pa energji elektrike tre lagje me rreth 10 mijë banorë. Zjarri ka rënë si pasojë e ngarkesës së lartë dhe duke djegur të gjithë linjën përcjellëse të energjisë elektrike. Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se investimi i fundit në këtë linjë është bërë pak muaj më parë, nga OSHEE Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu