Basha me fermerët e Divjakës: Ekonomia në krizë të thellë, konsumi në kolaps

0
Gjigandi

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me banorë dhe fermerë të Divjakës dhe Karbunarës.

Ai thotë se me banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës ndanë shqetësimin për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë.

“Ramavirusi ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin. Asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë deri më sot për këtë sektor që si e gjithë ekonomia po vuan pasojat e pandemisë ekonomike të qeverisë Rama. Fermerët janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurrencën e pandershme nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës. Produktet e tyre edhe pse shumë cilësore kalben ose groposen bashkë me investimin dhe djersën e tyre”, shkruan Basha.

Ai shton se ekonomia shqiptare është në krizë të thellë, papunësia po rritet çdo ditë, konsumi është në kolaps dhe njerëzit kanë çdo ditë e më pak mundësi për të blerë.

Sipas tij, bujqësia shqiptare dhe fermerët përballen me falimentim ekonomik, sepse edhe para pandemisë nuk kishin asnjë mbështetje dhe se sot ata kanë nevojë për përkrahje financiare dhe masa konkrete e jo fjalë boshe në facebook.

RonaTyra

Basha e mbyll mesazhin e tij duke thënë se pandemia ekonomike e shkaktuar nga “Ramavirusi” po godet dhe rrënon fermerët e lënë krejtësisht pa mbështetje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu