Gjeto Luca ishte sot në një rrëfim ekskluziv në emisionin Vizioni i Pasdites. Një ndër bashkëpuntoret e tij më të mira sic edhe ai e quan është këngëtarja Ingrit Gjoni. I pyetur për marrëdhënien me këtë të fundit Gjeto u përgjigj: “Të dy e kompletojmë njëri tjetrin. Ingriti është e fortë në klipe, punëtore e madhe nuk fle, ta nxin jetën me atë dreq telefoni një milion herë kur ka një klip ose kur ka një këngë. Nuk e lë punën,është korretkte nëpër koncerte e dasma. Kam filluar ta marrë edhe nëpër dasma tani, 90% të koncerteve i bëjmë bashkë”, u shpreh Gjeto Luca. Sa i përket njohjes së tyre, ka qenë e pazakontë. “A smë ka shkuar mendja ndonjëherë në jetë sepse ishte krejt rrymë tjetër. Kishte ardhur një herë në një dasmë në ishull dhe po më dëgjonte live me këngën “Tre mijë vjet me jetu”. Erdhi aty e dëgjoi live, dha pastaj s’mu nda me telefonata derisa i gjeti edhe numrin gruas time. Rastësisht në Tiranë po ndihmoja dikë te spitali dhe më thotë sa mendjemadh je o burr, hajde dëgjoje një herë materialin!”, ka përfunduar Gjeto.