A e dini se disa gjëra të zakonshme që bëni pas ngrënies mund të ndikojnë në shëndetin tuaj të përgjithshëm?
Nga disa sjellje ose zakone jo të duhura pas ngrënies mund të dëmtoni seriozisht shëndetin tuaj.
Për t’iu ikur komplikimeve, më poshtë gjeni gjërat që nuk duhet të bëni pas ngrënies së ushqimit:
Pirja e duhanit
Pirja e një cigareje pas ngrënies është e barabartë me pirjen e dhjetë cigareve.
Kjo mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri në zorrë dhe mushkri. Qëndroni larg cigareve.
Gjumi
Gjumi është një pjesë esenciale e jetës tonë, mirëpo gjumi pas ngrënies mund të çojë në stomak të fryrë, siklet dhe modele jonormal të gjumit.
Mundohuni të bëni aktivitete të tjera para gjumit në vend se të flini menjëherë pas ngrënies.
Dushi
Dushi pas ngrënies mund të shkaktojë rritjen rrjedhjen e gjakut në çdo pjesë të trupit, përveç stomakut.
Ajo çon në dispepsi (pakëndshmëri në pjesën e sipërme të abdomenit) dhe probleme të tretjes. Të bëni dush 30 minuta pas ngrënies është zgjidhja më e mirë.
Pirja e çajit ose kafes
Të dyja kanë përfitime kur përdoren me masë të caktuar.
Normalisht, teprica e çdo gjëje është e dëmshme. Sugjerohet se çaji duhet të konsumohet së paku një orë pas ngrënies.
Ngrënia e frutave
Frutave ju nevojiten enzime të veçanta dhe më shumë kohë për t’u tretur.
Konsumimi i frutave menjëherë pas ngrënies mund të shkaktojë dispepsi ose thartirë stomaku.
Heqja e rripit
Shumë studime sugjerojnë se nuk duhet ta lironi rripin pas ngrënies.
Është shenjë se keni ngrënë më shumë se ç‘duhet.
Pirja e ujit të ftohtë
Shmangi pirjen e ujit të ftohtë menjëherë pas ngrënies.
Uji i ftohtë nuk lejon që të tretet ushqimi siç duhet, pasi shkakton shanset e kapsllëkut.
Ecja
Shumë njerëz mendojnë se pas një vakti të bollshëm, ecja është zgjidhja e duhur.
Por, studimet tregojnë se duhet të prisni së paku 30 minuta para se të dilni për ecje.
Ecja menjëherë pas ngrënies mund të shkaktojë refluks acidik (një pjesë e përmbajtjes së lukthit kthehet në ezofag) dhe dispepsi.
Palestër
Ushtrimi në mënyrë që të keni trup të formësuar janë mendim i mirë.
Por, nuk është mirë të bëni ushtrime të lodhshme menjëherë pas ngrënies.
Larja e dhëmbëve
Normalisht, thuhet se është e rëndësishme t’i lani dhëmbët pas ngrënies.
Po, është mirë t’i lani dhëmbët, por jo menjëherë pas ngrënies.
Kur mbaroni ushqimin është mirë të prisni 30 minuta para larjes së dhëmbëve.