Klaus Gjasula prezantohet te Hamburg, skuadra e re me të cilën do të luajë mesfushori shqiptar.
Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, 30-vjeçari firmosi edhe kontratën që e lidh për dy sezone me klubin e mirënjohur, që militon në Ligën e Dytë gjermane.
Mesfushori u transferua si futbollist i lirë, pasi mbylli aventurën me Paderbornin, duke vendosur edhe rekordin historik për ndëshkimin me kartonë të verdhë në elitën e futbollit gjerman.
“Nuk ishte nevoja të mendohesha gjatë, e pranova menjëherë ofertën e Hamburgut. Në këtë stadium krijohet një atmosferë e veçantë dhe jam i lumtur që ndodhem këtu”, ishin fjalët e mesfushorit të kombëtares shqiptare.