Pas Martial, një tjetër sulmues përgatit largimin nga Man.United

0
Gjigandi

Pavarësisht se Jesse Lingard nuk po kalon një moment të mire te Manchester United, mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Kontrata e mesfushorit përfundon në qershor të këtij viti, kjo situate bën të mundur largimin përfundimtar të tij nga “djajtë e kuq”. Në gjurmët e tij, përveç Newcastle, West Ham dhe disa klubeve spanjolle, është futur edhe Nice e Christophe Galtier.

Klubi francez që aktualisht renditet i dyti në kampionat kërkon të përforcohet për të siguruar pjesëmarrjen ne Champions League edhe pse mundësitë e tyre financiar nuk mund ta përballojnë një lojtar si Lingard.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu