Sassuolo dhe Juventus kanë ndarë pikët duke luajtur 3:3 në ‘Mapei Stadium’, të mërkurën mbrëma.
Juventusi e nisi mirë takimin, kur pas 12 minutave, kishte epërsi prej 0-2.
Danilo në minutën e 6’ dhe Gonzalo Higuain në minutën e 12’, shënuan për ‘Zonjën e Vjetër’.
Shkëndijat e para të këndelljes së vendasve erdhën në minutën e 29’, kur Felip Djuricic shënoi për 1:2.
Në dhjetë minutat e para të pjesës së dytë, Sassuolo befasoi Juventusin me dy gola të shpejtë, të shënuar nga Domenico Berardi dhe Francesco Caputo, për 3:2.
Juventusin nga humbja e shpëtoi Alex Sandro, që barazoi rezultatin në 3:3 në minutën e 64’.