Një grua u arrestua pasi mashtroi se vuan nga kanceri për të mbledhur para pwrmes njw fushate humanitare.
Gruaja krijoi dy hapësira për të mbledhur para, njërën në GoFundMe dhe tjetra në Facebook, ku deklaronte se i nevojiteshin donacione pasi supozonte se vuante nga kanceri në kolonë.
Autoritetet thanë se 31-vjecarja, e identifikuar si Jessica Ann Smith falsifikoi dokumentet mjekësore për të arritur qëllimin e saj.
“Jessica po përballet me fatura mjekësore, shpenzime udhëtimi dhe pagesa për kujdesin e fëmijëve pasi nuk punon dot”, thuhej në fushatën e GoFundMe. Qëllimi i saj ishte të merrte 15 mijë dollarë, por mblodhi rreth 10 mijë dollarë, por shumë shpejt e vërteta u zbulua dhe Jessica u arrestua nga policia.