Gazetari rrëfen tmerrin: Klerikët në Irak thonë se seksi me vajza 12 vjeçe është hallall

0
Gjigandi

Sesioni në arabisht i BBC ka kryer një investigim të frikshëm që tregon sesi klerikët fetar në Irak, shfrytëzojnë për qëllime prostitucioni vajza të vogla, deri në moshën 12 vjeçare.

Gazetari që ka bërë këtë investigim tregon tronditjen që ka pësuar gjatë këtij reportazhi, që hedh dritë në errësirën e madhe që mbulohet me fanatizmin fetar në Irak.

“Shkova të demaskoja sekretet e tregtisë së seksit në Irak, por ajo që zbulova më tronditi”

A do të mund të më gjeni një vajzë të re, mbase rreth 12 vjeçe?

Nuk mund ta besoj që këto fjalë dilnin nga goja ime. Ndodhem në zemër të Bagdadit dhe njeriu para meje është një sheik shiit i respektuar, i cili drejton një zyrë martese që reklamon dasma fetare. Ajo që ai nuk reklamon është se ai gjithashtu mund të kryejë martesa “muta”, ose ndryshe “martesa të përkohshme kënaqësie”, të cilat të sigurojnë se seksi me vajzat e reja është hallall, ose i lejueshëm sipas islamit. Kam dëgjuar thashetheme se ai është i gatshëm ta përdorë këtë hendek fetar, për të organizuar prostitucion me vajza të vogla 12 vjeçare.

RonaTyra

Sheiku nuk e ka idenë se unë jam një gazetar i BBC News Arab. Ai mendon se unë jam një dentist irakian, që jetoj në Londër dhe që po kërkoj një vajzë të re për ta bërë udhëtimin tim të biznesit më të këndshëm. Pa ditur asgjë që kamera ime e fshehtë po xhiron, ai është më shumë se i lumtur që më gjeti një “nuse” 12-vjeçare të përkohshme, kundrejt një pagese sigurisht.

Çfarë ndodh nëse e lëndoj? E pyes, duke dashur të shoh si i përgjigjet idesë se një burrë i rritur si unë mund t’i shkaktojë dëm fizik dhe psikologjik tek vajza e re.

Jam mbështetur në karrigen time duke treguar mospërfillje. “Mos ia merrni virgjërinë, por penetrimi nga mbrapa është në rregull, përgjigjet ai.

“Nëse ajo lëndohet, kjo është midis jush dhe asaj nëse ajo mund ta durojë dhimbjen apo jo”.

Pasi sheiku më jep disa këshillë më shumë, “çfarëdo që të bëni, mos takoni familjen e saj”. Mos i njoftoni ata se ku jetoni. Në fakt, një vajzë pa familje është më mire. Do të keni më pak probleme në këtë mënyrë”, thotë ai ndërsa unë largohem nga zyra e tij.

Nuk mund ta besoj atë që kam dëgjuar.

Teksa investigimi ynë vijoi për një vit, ne zbuluam se ai nuk është sheiku i vetëm në qytet që bën këtë punë, prostitucionin me vajza të vogla. Disa nga njerëzit më të fuqishëm e inkurajojnë prostitucionin me fëmijë.

Unë kam qenë i njohur me konceptin e martesave të përkohshme dhe për fat të keq martesa e fëmijëve nuk është gjë e rrallë në disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë edhe Irakun. Ajo që më tronditi më shumë ishte të zbuloja se ka burra që pasi i rrëmbejnë vajza të vogla dhe të reja që janë shpërnguluar nga luftimet në Mosul, ose që kanë ikur nga familjet e tyre abuzive, i dërgojnë ato sërish në rrugë. Si dhe fakti, që forcat e fuqishme që e orkestrojnë këtë tregti të seksit me të mitur, kanë pozicione të larta në shoqëri.

Nëse dikush e zbulon se çfarë jam duke bërë, unë jam një njeri i vdekur, mendova.

Arrita të largohesha nga Iraku pa e hedhur në erë maskimin e bërë nga BBC.

Tani ishte koha që videot t’i bashkonim me dëshmitë e viktimave dhe të prisnim që të publikohej filmi, “Undercover With the Clerics: Iraq’s Secret Sex Trade”

Gratë dhe vajzat kishin përjetuar tmerre të tilla që e tejkalojnë përshkrimin e bërë.

Kemi pyetur veten se ç’pasoja do të kishte për ekipin dhe bashkëpunëtorët tanë?

A do të mundte filmi që t’i detyronte këta klerikë të korruptuar t’u jepnin fund pazareve të tyre të neveritshme? Dhe mbi të gjitha, a mund të ndryshohej jeta e dikujt?

Unë ende nuk mund ta zbuloj identitetin tim dhe për ca kohë, nuk do të mund të kthem më në Irak.

Por kur mendoj për sheikun, i cili më ofroi mua një fëmijë si tutor dhe vështrimi në sytë e grave që BBC Arabic foli me to, nuk ka rëndësi. Ia vlejti që të dilte në dritë e vërteta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu