Ka disa ditë që është paralajmëruar një bashkëpunim i mundshëm që do të vije nga ylli i skenës muzikore shqiptare Dhurata Dora.
Bashkëpunimi i radhës nga Dhurata vije me reperin Azet.
E ky bashkëpunim pritet të jetë një nga ‘bombat’ e radhës nga dyshja.
Madje Azet ka publikuar një pjesë nga kjo këngë e cila pritet të jetë hit i radhës, e kjo vërehet edhe nga melodia verore që e përcjellë këngën.
Kujtojmë që dyshja kanë bashkëpunuar edhe më heret, në këngën ‘Lass Los’ e cila është pritur shumë mirë nga publiku.