Ballkani nuk ka arritur të mposht në shtëpi Drenicën, duke barazuar pa gola në Suharekë.
Skuadra e Ismet Munishit u mundua me çdo kusht të merrte pikë të plota nga kjo përballje, por ishte e pamundur përballë mbrojtjes së çeliktë të Drenicës.
Ky barazim ishte vetëm i dyti për Ballkanin në stadiumin e vet gjatë këtij edicioni të Superligës.
Me një pikë të fituar, Ballkani humb pozitën e liderit duke u renditur me 45 pikë në vendin e dytë, një më pak se Drita në pozitën e parë.
Ndërkohë, Drenica me 31 pikë mban pozitën e shtatë në tabelë.