Atl. Madrid nis negociatat me klubin kinez

0
Gjigandi

Atletico Madrid ka nisur nga puna për të bindur Dailan Yifang që të pranojë kërkesën për zgjatjen e huazimit të Yannick Ferreira Carrascos edhe të paktën një sezon.

Belgu u rikthye në janar tek Atletico, por ndalesa për shkak të pandemisë e kushtëzoi jo pak, pasi deri më tani ka luajtur vetëm 155 minuta në La Liga.

Gjendur në këtë situatë, Atletico dëshiron t’i jap besim për sezonin e ardhshëm 26-vjeçarit, por tashmë gjithçka ka kaluar në dorën e klubit kinez.

Dailan kërkon 30 milionë euro për kartonin e Carrascos, por sipas mediave dy klubet mund të bien dakord që marrëveshja të mbyllet në bazë të një huazimi me të drejtë blerjeje në verën e vitit të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu