Pas të 40-ve, për fat të keq gjoksi nuk duket më si më parë, që do të thotë ~fillon të bjerë~. Një fenomen të tillë mund ta vini re edhe më herët, në varësi nga stili i jetës që bëni. Mund ta shmangni? Sigurisht që po, mjafton të hiqni dorë nga gabimet më poshtë.
1- Vishni masën e gabuar të reçipetave ose reçipeta të gabuara
Disa studime thonë se reçipetat që nuk ofrojnë mbështetje maksimale mund të shkaktojnë rënien e gjokseve tuaja me kalimin e kohës. Ndaj sigurohuni të gjeni reçipetat që përshtaten më mirë me trupin tuaj. Nga ana tjetër, një studim 15-vjeçar i publikuar në 2013-ën doli në përfundimin se grave që nuk mbanin kurrë reçipeta veshur, iu dallua një rënie më e vogël në krahasim me gratë që i kishin veshur ato. Zgjedhja është e juaja!
2- Nuk konsumoni mjaftueshëm ujë
Uji është pija më magjike në botë dhe kjo e ka një arsye përse. Shmangia e ujit mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e ashpër dhe e tkurrur dhe kjo nuk nuk vlen vetëm për fytyrën tuaj.
3- Nuk e mbroni gjoksin nga dielli
Sigurohuni të vendosni krem mbrojtës kundër diellit në të gjitha pjesët e lëkurës që do të ekspozohen. Dëmet nga dielli mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme dhe varjen e padëshiruar të gjoksit.
4- Pini duhan
Një studim 8-vjeçar arriti në përfundimin se pirja e duhanit mund të kontribuojë gjithashtu në varjen e gjoksit. Duhani prish elasticitetin, i cili i jep lëkurës suaj pamjen e saj rinore.
5- Keni fituar dhe humbur shumë kilogramë në peshë
Lëkura juaj e humbet elasticitetin kur tendoset. Dhe kur ju humbni kilogramë nga pesha juaj, kjo do të ndihet fillimisht në gjoksin tuaj për shkak edhe të sasisë së yndyrës që përmban ky organ.