Futi brisqe brenda ëmbëlsirave për Hallouin, arrestohet amerikani

0
Gjigandi

Jason Racz, një 37-vjeçar në SHBA që urrente Hallouinin, u arrestua nga policia pasi prindërit gjetën nëpër kosha ëmbëlsira me brisqe brenda, të cilat ai ua kishte dhënë fëmijëve.

Shakira Santiago ishte një nga nënat që bëri zbulimin e tmerrshëm. Ajo postoi një foto në Facebook nga ëmbëlsirat e djalit dhe u bëri thirrje prindërve të bëjnë kujdes.

Pasi u arrestua, Racz u tha policëve se i kishin rënë brisqet gabimisht në kosh.

Policia po heton edhe një fëmijë që ka pasur akses te ëmblsirat e që mund t’i ketë vendosur ai, por ndërkohë Racz po mbahet në gjendje arresti.

Ndërkohë, edhe në Ohajo janë raportuar dy raste me prindër që gjejnë brisqe brenda ëmbëlsirave. Një prej tyre ishte çarë dhe kishte shkuar të qepej në spital.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu