Skuadra e Ligës së Dytë të Kosovës, KF Vjosa, ka filluar të punojë për përforcimin e skuadrës, duke e transferuar futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Tiagouo Kone.
Klubi nga Shtimja, që së fundi e themeloi edhe ekipin e juniorëve, tani ka vazhduar me zhvillimin e skuadrës, së fundi duke siguruar shërbimet e fildishiasit Kone për sezonin e ardhshëm.
Kone ka konfirmuar këtë lajm duke thënë se do të jetë pjesë e KF Vjosës nga sezoni i ardhshëm.
Ai ka treguar se kjo do të jetë hera e parë për të që vjen në Kosovë.
“Po është hera e parë, por kam vizituar shumë vende të ndryshme në të kaluarën si Tunizia, Moroko, India, Sri Lanka dhe Rusia’, u shprehë ai fillimisht.
Tutje, Kone ka treguar se në cilat skuadra ka luajtur në të kaluarën.
“Në Bregun e Fildishtë kam luajtur në Domorals Cyril, në Tunizi Afrika Inter, në Sri Lanka për Ratnam Sport dhe në Rusi për ekipin e Aslan Gatagov”, u shpreh ai.
“Sekretari i klubit të ri më ka thënë se do të vij në gusht në Kosovë”, tha futbollisti nga Bregu i Fildishtë.
Tiagouo Kone po ashtu ka paraqitje për kombëtaren u16 të Bregut të Fildishtë.