Fushe Kosove/ I vendos 2 mije euro gjobe ‘shokut’ se i ngacmoi gruan – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një histori e çuditshme ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Fushë Kosovë. Siç mësohet, njëri prej tyre ka detyruar tjetrin t’i japë 2 mijë euro. Nuk bëhet fjalë për dhurim me dëshirë, apo për borxh, por kanosje për marrjen e parave. Kjo pasi burri që kërkonte paratë, pretendonte se tjetri i kishte ngacmuar të shoqen. Një situatë kjo që ka detyruar të dëmtuarin, t’i drejtohet policisë për të denoncuar rastin. Në njoftimin e policisë, sipas mediave të Kosovës, shkruhet: “Me 10.10.2019 nga ankuesi mashkull K/Shqiptar është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka detyruar viktimën t’ia japë 2000 euro si kompensim, pasi i njëjti kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu