Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldren.
Mësohet se aksidenti është shkaktuar nga përplasja e një fouristrade me një motor.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.