Fshati pa rrugë dhe vetura: Aty ecet mbi çati

0
Gjigandi

Një fshat pa rrugë dhe pa vetura, ku ecet në këmbë mbi çatitë e shtëpive. Bëhet fjalë për Masuleh, një fshat i cili ndodhet në Iran dhe ku arkitektura është vërtetë e çuditshme, aq sa fqinjët takohen me njeri tjetrin mbi çatitë e shtëpive

Një ndërthurje mes antikes dhe modernes, Masuleh është një vend ku heshtja nuk mbizotëron, pasi fëmijë dhe të rritur kalojnë mbi shtëpitë e njeri tjetrit.

Ndodhet në 1000 metër lartësi dhe fare pranë vargmalit të Albroz. Duke mos qenë një terren shumë i butë për banim, banorët menduan që ti ndërtonin shtëpitë njeri mbi tjetrin, në mënyrë që çatitë të shërbenin si torotuar.

Çatitë janë prej druri dhe muret prej argjili, por pavarësisht kësaj deri më tani nuk ka pasur asnjë incident.

Së fundmi turistët kanë shfaqur interes për këtë fshat, i cili përfaqëson një atraksion të vërtetë. Masuleh në versionin e tij të vjetër u ndërtua rreth 1000 vite para lindjes së Krishtit, por u braktis për shkak të rrëshqitjeve.

RonaTyra

Në vitin 1990 një tërmet dëmtoi një pjesë të fshatit dhe banorët u munduan që ta rindërtonin në një mënyrë spektakolare, shoqëruar me lule të shumta në dritare. Për të mbërritur në Masuleh nisja bëhet nga Fuman, i cili ndodhet 45 minuta larg me minibus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu