Pamje të tmerrshme janë ato që shihen nga dëmet që ka shkaktuar tritoli në banesën e efektivit të policisë së Shkodrës, Pëllumb Vuka.
Banesa e efektivit është shkatëruar totalisht, pasi muri është shkatërruar, dyert janë në tokë e xhamat e dritareve janë të thyera. Gjithashtu edhe mjeti i tij që ndodhej në oborr është dëmtuar.
Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
pamjet