Dëshmia e efektivit të policisë/ Ja si ndodhi shpërthimi me tritol në Shkodër, autori kapërceu rrjetën e telit dhe hyri brenda…. (Detaje)

0
Gjigandi

Një sasi e konsiderueshme lëndë plasëse ka tronditur këtë të enjte familjen e efektivit të policisë vendore të Shkodrës Pëllumb Vukaj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:25 të mëngjesit, teksatë gjithë ishin në gjumë. Brenda banesës kanë qenë edhe dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.

Shpërthimi i fuqishëm që është dëgjuar në gjithë zonën e fshatit Hot i Ri, ku fatmirësisht të gjithë pjestarët e familjes nuk kanë pësuar.

Nga shpërthimi me tritol, ka vetëm dëme materiale ku për pasojë banesa dhe automjeti i tij që ndodhej i parkuar në oborr janë shkatërar totalisht. Pas kësaj ngjarje rë rëndë efektivit i policisë Pëllumb Vukaj pohoi se vendosja e tritolit mund të jetë për shkak të detyrës, por nuk ka një ide konkrete se kush mund të jetë por këtë ngjarje e lidh me punën e tij. “Nuk e di se kush mund të jenë autorët sepse nuk kam pasur konlikte ose kërcënime të drejtpërdrejta. Ajo që dyshoj është se mund të ketë ardhur për shkak të detyrës time”, mësohet të ketë thënë ai

Sakaq, burime për median bëjnë me dije se Vukaj punon prej 27 vitesh në policinë e shtetit dhe ndër këto vite ka pasur detyra të ndryshme që nga aksionet e drogës, hetimet e vrasjeve dhe hetime të tjera të ngjarjeve të rënda. Dyshimet e policisë vendore të Shkodrës për momentin janë për shkak të hetimeve që Vukaj ka bërë për aksione të ndryshme droge, arrestimin e personave të ndryshëm që janë marrë më kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

RonaTyra

Dyshimet janë se autori të ketë ardhur përmes një gardhi, ku më pas ka kapërcyer një rrjetë teli dhe ka hyrë përmes një toke që të çon tek shtëpia. Më pas ka kaluar edhe rrethimin e efektivit duke vendosur sasinë e tritolit në banesë dhe duke u larguar në drejtim të paditur. Shtëpia nuk ka kamera sigurie ndërsa janë sekuestruar kamerat e subjekteve të ndryshëm por që janë larg vendit ku ndodhi ngjarja duke pasur vështirësi për zbulimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu