Kompania e njohur polake, Carlex Design, vazhdon të prezantojë kreacionet e veta dhe më i fundit është vetura në foto Mustang GT i Fordit në version kabrio.
Carlex Design, këtij Mustangu të gjeneratës së gjashtë vëmendjen e veçantë ia ka kushtuar modifikimit të enterierit të tij, kështu duke e bërë qëndrimin në të më të rehatshëm.
Siç shihet në foto, enterieri i këtij Mustang GT kabrio është prej lëkure “Alcantara” dy-ngjyrëshe (kuqezi). Po ashtu, edhe timonin e ka dyngjyrësh.
Sa i përket motorit, ky Ford Mustang GT ka motor 5.0-litër V8 Ti-VCT me kapacitet prej 460 kuajfuqi.
