Forcat irakiane vrasin 14 protestues brenda një nate

0
Gjigandi

Burimet mjekësore dhe të sigurisë kanë thënë se forcat irakiane të sigurisë i kanë vrarë së paku 14 njerëz në qytetin e shenjtë shiit të Kerbala-s gjatë natës së kaluar.

Sipas këtyre burimeve, së paku 865 njerëz janë plagosur, ndërsa tre protestues vdiqën në qytetin jugor të Nassiriya-s nga plagët që i kishin marrë në protestat e mëparshme.

Irakianët dolën në rrugë për të katërtën ditë me radhë të hënën në valën e dytë të protestave kundër kryeministrit Adel Abdul Mahdi dhe elitës politike, për të cilën thonë se është e korruptuar dhe larg realitetit në të cilin jeton populli. Numri i përgjithshëm i viktimave në këto protesta, që filluan më 1 tetor, tashmë ka shkuar në së paku 250.

Këto kryengritje, të nxitura nga problemet ekonomike, shërbimet e dobëta publike, mungesa e rrymës dhe ujit dhe niveli i lartë i korrupsionit, erdhën pas dy vjetësh të stabilitetit relativ në Irak. Ky vend është përballur edhe me luftën civile, pushtimin nga të huajt dhe sulmet e Shtetit Islamik.

Sipas një hulumtimi të kryer nga një komision qeveritar për valën e parë të protestave, të cilat ndodhën në javën e parë të tetorit, 149 civilë janë vrarë për shkak të përdorimit të tepruar të forcës nga policia dhe përdorimi i armëve të zjarrit në protesta.

RonaTyra

Protestat ishin ndërprerë për dy javë para se të vazhdonin përsëri të premten e kaluar. Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës të hënën për t’i shpërndarë studentët që kishin dalë në protestë, shkruan “Reuters”.

Tweet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu