U tretën, pa bukë e ujë pranë njëra-tjetrës, jo me ditë, por më javë dhe muaj… Vendosën të shkonin drejt vdekjes, per te pritur ringjalljen.
Zhaneta, Anisa e Blerta Josifi janë protagonistet e një prej ngjarjeve më horror të ndodhura në kryeqytet vitet e fundit.
Historia e familjes Josifi, ku një vajzë 30 vjeçare, trupi i se cilës u gjet ne shtëpi, në fazë dekompozimi, e nëna e saj e pajetë, ka tronditur opinionin publik. Shokun e kupton që në shkallët e pallatit…
Fqinja ngjitur familjes Josifi ka njoftuar edhe më herët policinë për sjelljet e pazakonta të tre anëtareve të familjes.
“Shkova në Komisariat, i thashë i kam në derë. Kush e di si e kanë hallin. Na vihet flaka. Kanë kaluar në depresion. Asnjëherë në tre vjet nuk e kam takuar”, shprehet ajo.
Varfëria u thellua ne këtë shtëpi gjatë pandemisë, pasi nëna dhe te bijat kanë qenë pa punë.