Flamuri kuqezi shihet në ballë të protestës në Greqi ku u dogj flamuri turk

0
Gjigandi

Protestuesit ortodoksë grekë e kanë djegur flamurin turk si shenjë proteste kundër shndërrimit të Hagia Sofias në xhami. Ky akt u krye të premten në Selanik. Diçka që bie në sy është edhe prania e flamurit kuqezi në ballë të protestës.

Protestuesit mbanin në duar flamuj grekë dhe flamuj të ortodoksizmit, duke brohoritur parulla kundër Turqisë para konsullatës së këtij shteti në Selanik, shkruan “Ruptly”.

Sidoqoftë, aty vërehet edhe një version i vjetër dhe i modifikuar i flamurit kuqezi, ku mbi shqiponjë ndodhet një kurorë me kryq.

Të premten, kisha Hagia Sofia në Selanik organizoi meshë të veçantë, në të cilën morën pjesë shumë njerëz.

Ndërkohë Turqia e ka dënuar aktin e djegies së flamurit të saj dhe deklaratat e zyrtarëve grekë. Ky reagim erdhi nga Ministria e Punëve të Jashtme.

RonaTyra

“Greqia edhe një herë e shfaqi urrejtjen e saj për Islamin dhe Turqinë me justifikimin e reagimit ndaj hapjes së Xhamisë Hagia Sofia për lutje”, tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksoy.

Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje mes vete për disa çështje, përfshirë hapësirën ajrore dhe sovranitetin e Qipros.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu