Real Madrid ka vazhduar me fitore edhe në këtë xhiro të 31-të në La Liga.
Reali këtë herë në shtëpi mposhti Mallorcan me rezultatin 2:0.
Ishte minuta e (19’) kur madrilenët kaluan në epërsi me anë të Vinicius Junior.
Golin e dytë dhe të fitores e shënoi Sergio Ramos në minutën e (56’), një super gol nga gjuajtja e lirë.
Me këtë fitore, Real Madrid rikthehet në pozitën e parë me 68 pikë, aq sa ka edhe Barcelona e vendit të dytë.