“Më në fund do të flasim për futbollin e luajtur. Të mërkurën do të jetë një ndeshje e bukur, të shohësh Napolin në finalen e Kupës është motiv kënaqësie edhe për ne që kemi qenë pjesë e këtij klubi”.
Këto fjalët fjalët e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edy Reja. Të kaltrit synojnë që të marrin trofeun e parë sezonal, por ky nuk duhet të jetë synimi i vetëm i Gattusos.
“Napoli synon një vend në Evropë, ishte e pamundur për mënyrën se si e nisën sezonin. Mes Sarrit, Mazarrit, Benitez dhe Ancelottit, të kaltrit kanë qenë gjithmonë kompetitivë, rritja ka qenë konstante që nga Seria C. Në Seria A kemi bërë mjaft mirë, ndërkohë që kemi marrë pjesë edhe në kupat europiane. Napoli nuk gabon prej kohësh dhe ka qenë shumë kompetitive në të gjitha kompeticionet”, u shpreh Reja.
Më tej trajneri i Shqipërisë nuk i kursen elozhet për Gattuson:
“Është i ndryshëm nga Ancelotti dhe Sarri. Rino është më konkret, u jep mbështetje futbollistëve, duke i bërë që të besojnë. Sigurisht të ndihmojnë edhe rezultatet. Napolit është rritur dhe tani po bën një sezon të madh. Gattuso është një nga ata personazhet që i pëlqejnë De Lauretiis dhe dëshiron ta konfirmojë edhe për tri vite të tjera, sipas meje bën mirë”.
Reja ka bërë edhe një analizë të futbollistëve shqiptarë, duke filluar nga Hysaj: Elseid është një futbollistë për të cilin kam një lidhje të veçantë. Ka bërë një gol fantastik, i cili ka bërë xhiron në televizionet shqiptare, ndërkohë që në fakt shënon pak. Me Gattuson ka gjetur vazhdimësinë. Rrahmani? Napoli bëri mirë që e mori, është futbollistë që luan në mbrojtjen me tre, blerje e madhe.
Në fund një parashikim për ndeshjen e Napolit kundër Juventusit: “Zemra më thotë Napoli, por do të jetë një ndeshje e vështirë”.