FFK e pikëlluar për vdekjen e trajneri të ri të Kosovës

0
53
blank
Gjigandi

Federata e Futbollit e Kosovës është e tronditur për vdekjen e trajnerit të ri.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë të zellshëm, Ardren Dafota, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Ardreni ishte i dashuruar me futbollin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si futbollist aktiv u shqua me talentin e tij në KF “Gjakova”, KF “2 Korriku” dhe KF “Flamurtari”. Ai pas përfundimit të studimeve dhe karrierës si futbollist nisi me përkushtim punën e trajnerit, derisa me punën dhe profesionalizmin e tij arriti që të bëhet pjesë e programit Grassroots të FFK-së, ku shërbeu si edukator, si dhe ishte udhëheqës i programit për fëmijët me nevoja të veçanta në Gjakovë “Të gjithë jemi të barabartë”.

Ardreni gjithmonë ishte i përkushtuar në punë dhe u dallua si profesionist i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, mik i shkëlqyeshëm e i afërt me të gjithë ata që e njohën dhe me të cilët punojë, andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushllime Agim Ademi, president i FFK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu