18 vjeçarët këtë vit nuk do të festojnë përfundimin e shkollës me mbrëmjen e maturës, pasi festa janë të ndaluara për shak të pandemisë. Por pavarësisht kësaj duket se të rinjtë kanë gjetur një mënyrë për të festuar, duke i organizuar eventet me në ambientet të hapura.
Mbrëmjet e maturës këtë vit janë të ndaluara për shak të pandemisë së koronavirusit.
18 vjeçarët nuk do të kenë mundësi të organizojnë ceremoninë e përfundimit të gjimnazit, por do të mjaftohen vetëm me rezultatet e provimeve.
Megjithatë, duket se jo të gjithë i janë bindur urdhrit për të mos organizuar këtë event.
Megjithëse shumë herë më pak se ne vitet e tjera, pronarët e bizneseve të veshjeve apo ateliet thonë se kanë pasur 6-7 klientë në një muaj.
“Në përgjithësi situata është keq për të gjithë bizneset për shkak të pandemisë. Maturat janë të ndaluara”.
Por për të qenë të sigurt e për të zbatuar disi rregullat anticovid, festat e maturës bëhen në ambiente të hapura dhe me pak pjesmarrës.
“Organizohen disa, por organziohen jashtë ose fshehurazi”.
Organizimi i festave të maturës nuk konfirmohen vetëm nga pronarët e bizneseve të veshjeve, por edhe nga fotot e publikuara në rrejtet sociale nga të rinjtë.