Astrit Fazliu ka qenë një nga futbollistët kryesor të Dritës, që këta të fundit tashmë janë kampion të ri të Kosovës.
Pas ndeshjes së sotme ndaj Ballkanit, dhe ngritjesë së trofeut të fituar, Fazliu tha se ky titull ishte mjaft i veçantë.
“Ndeshja e fundit është ndjenjë më ndryshe edhe pse e kemi fituar më parë titullin”, tha fillimisht Fazliu në SSK.
“Titulli është më e veçantë duke ditur edhe situatën me pandemi por me meritë mendojë që jemi këtu ku jemi si ekip”.
“Po, Drita është e gatshme për Evropë, por edhe ne si lojtarë kemi përvojë tashmë në Evropë sepse në dy vitet e fundit kemi luajtur dhe e kemi më të qartë, situatën në garat evropiane ku synojmë të arrijmë sa më lartë pasi nga viti i ardhshëm me paraqitjet tona ka mundësi të sigurojmë katër vende në garat evropiane për skuadrat kosovare”, tha Fazliu.