Drenica mposht Llapin në shtëpi, rrit gjasat për mbijetesë

0
Gjigandi

Drenica arriti t’i marrë tre pikë të mëdha për synimet për mbijetesë në Ipko Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me rezultat 2:0, në një ndeshje që pati fund dramatik. Kjo fitore e Drenicës vjen pasi xhiron e kaluar arriti ta ndalë Ballkanin në Suharekë me barazim pa gola.

Përkundër që kishte mbetur prapa me diferencë të konsiderueshme të pikëve, Llapi ende e kishte synim të ngrihej në pozitën e dytë për ta siguruar kualifikimin në Evropë – pasi që trajneri Tahir Batatina theksonte se s’do të dorëzohej deri sa ky synim të ishte matematikisht i pamundur për t’u arritur.

Megjithatë, tani Llapi i ka humbur tri pikë të rëndësishme dhe e ka pothuajse të pamundur ngritjen në pozitën e dytë në tabelën e ligës, pasi që nuk arriti t’i shfrytëzojë mundësitë për të shënuar – madje duke e humbur edhe një penallti në minutën e 86-të të ndeshjes.

Dy golat vendimtarë të ndeshjes i shënoi Alban Shillova për Drenicën – fillimisht në minutën e 26-të, pastaj sërish në minutën e 42-të – ndërsa skuadra e tij u shfaq solide në fazën e mbrojtjes gjatë pjesës tjetër të ndeshjes.

Shpresat për t’u kthyer në lojë u rritën në minutën e 86-të të ndeshjes për tifozët e Llapit, pas akordimit të një penalltie, të cilën megjithatë e humbi Labinot Osmani.

RonaTyra

Ndeshja përfundoi me fitore 2:0 për Drenicën, e cila e mbylli atë me dhjetë lojtarë në fushë, pasi që Armend Abazi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Drenica tani i afrohet Llapit, që radhitet në pozitën e gjashtë në tabelë, me vetëm tre pikë më pak, duke i rritur kështu gjasat për mbijetesë në Ipko Superligë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu