Man United interesohet për Pietro Pellegri

0
Gjigandi

Pietro Pellegri ka rënë në radarin e Manchester United.

Sipas Sky Sport Italia dhe ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë dritën e gjelbër për ta blerë Pellegrin për të cilin mendon se do të ketë të ardhme në Old Trafford.

19 vjeçari ka debutuar në Serie A në moshën 15 vjeçare dhe 280 ditë.

Ai u transferua te Monaco në janar të vitit 2018 për 21 milionë euro, por ka munguar pothuajse tërë sezonin për shkak të këputjes së ligamenteve.

Ai lidhet edhe me një rikthim në Serie A. Përveç Unitedit, e duan edhe Roma dhe Hellas Verona. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu