Faruk Domi tregon se sa ulëse do të ketë stadiumi i ri në Kosovë!

0
Gjigandi

Ish futbollisti i mirënjohur Faruk Domi, është sikur në qiellin e shtatë dhe ka arsye të fortë. Gjakova po bëhet me stadium të ri! 

“Ëndrrat shekullore të brezave të tërë të futbollit gjakovar më në fund filluan të realizohen!

Sot shënohet një ditë e madhe në tërë historikun e sportit gjakovar pas plote 93 vitesh te historikut të futbollit kur u themelua KF ` Vëllaznimi`, fillon faza e parë e punimeve për ndërtimin e një stadiumi super modern të futbollit. 

Padyshim, ky është investimi më i madh që do të bëhet në ngritjen dhe ndërtimin e infrastrukturës së sportit në qytetin e Gjakovës. Stadiumi i qytetit do të ketë një kapacitet prej 12.900 ulëseve më të gjitha standardet sipas rregullave ndërkombëtare të UEFA-as dhe FIFA-s. 

RonaTyra

Stadiumi i ri kështu do të duket

Për realizimin e kësaj vepre duhet t`ju jemi mirënjohës Komunës së Gjakovës në krye me Kryetarin z. Ardian Gjini, Ministren për kulturë rini e sport të Kosovës z. Vlora Dumoshi.

Ndërtimi i një stadiumi të këtillë gjithnjë ka qenë një ëndërr e të gjitha brezave dhe futbollistëve që kanë defiluar nga dy klubet më të vjetra Vëllaznimi 1927 dhe Gjakova 1961, dhe ja që erdhi koha që ajo ëndërr të bëhet realitet.

Gjakova si qytet kontributdhënës në të gjitha sferat e jetës shoqërore të kulturës, sportit, arsimit, shendetësisë, politikës, sakrificës dhe patriotizmit jo vetëm në Kosovë e ka merituar një objekt të tillë të futbollit duke e pasuruar akoma me shumë infrastrukturën e sportit në qytetin tonë. Unë si njeri nga shumë futbollistët e këtij klubi që kam qenë pjesë e shumë sukseseve, i përgëzoi së pari të gjithë futbollistët e qytetit të Gjakovës, të gjithë dashamirët e kësaj loje magjike, Kuqezinjtë e Jakovës por edhe të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe Kosovës për këtë vepër sportive. Urime”, shkroi Domi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu