Dua Lipa ka tronditur fansat teksa e gjeti veten të përfshirë në një ‘trekëndësh dashurie’ me yllin e Netflix, Aron Piper dhe këngëtaren angleze, FKA Twigs (Tahliah Debrett Barnett).
Krijuesja e hitit “New Rules”, 26 vjeçare, ndezi thashethemet për një romancë kur u filmua duke kërcyer me Aron, 25 vjeçar, në një klub nate në Madrid, por vetëm një ditë më vonë, Twigs 34 vjeçare, publikoi një video duke e puthur me pasion aktorin e “Elite”.
Me të parë këtë, fansat shprehën tronditjen e tyre për situatën jo edhe aq të zakonshme, ndërkohë që u tha se mund të ishte për videoklipin e “Why Don’t You Love Me” me protagonist në klip Piper.
Foto: Screenshot/TikTok
“Dua Lipa dhe Aron Piper duke kërcyer së bashku?”, tha një përdorues i Twitter.
“Situata e Dua Lipës, Aron Piper dhe Fka Twigs është një episod i Elite”, tha një tjetër.
“Kjo Twigs, Dua dhe Aron është shumë e përzier”, shtoi tjetri.
Foto: Screenshot/TikTok
Pretendimet se ky ‘trekëndësh’ lidhet me ndonjë reklamë apo promovim e shton më shumë fakti se Twigs është në një lidhje dashurie prej dy vitesh me Matty Healy.
Ndërkohë Dua besohet se është beqare pas ndarjes nga partneri i saj, modeli amerikan, Anwar Hadid.
@fkatwigs🥀♬ killer – FKA twigs
Aron – i njohur më së shumti për rolin e tij në “Elite” të Netflix – nuk ka folur publikisht për jetën e tij të dashurisë.
Dua dhe Aron u fotografuan në disa momente intime në një klub nate në Madrid, pas performancës së këngëtares në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.
/abc24.al/