Denoncime të shumta nga qytetarët kanë zbuluar rastin e një gruaje mashtruese në Durrës që ‘iu plotëson dëshirat’ njerëzve kundrejt pagesave me lutjet e saj. Pikërisht këto denoncime që kanë mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” kanë sjelle dhe investigimin për qytetaren e quajtur Arta Selimaj, nga Kukësi, por me banim në Spitallë të Durrësit. Ajo pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale, duke u lutur e kryer rituale kundrejt pagesave nën dorë. Një qytetar shkon tek ajo pasi nuk bën dot fëmijë dhe del me dy karamele, që do i “bëjnë derman”. Stop mësoi se Arta Selimaj po hetohet nga prokuroria e Durrësit, por prej 6 muajsh nuk ka asnjë vendimmarrje nga prokurori Bledar Bejko. Dy djem nga Durrësi tregojnë sesi janë mashtruar në vitin 2016 nga Arta Selimaj, të cilën e paguan për të zgjidhur hallet e tyre. I infiltruari i Stop shkoi tek Arta, me pretendimin se nuk bën dot fëmijët. Zgjidhja e fallxhores? 2 karamele… Arta: Si të kam? Nga shtëpia qysh janë?Qytetari: Ja, ashtu!Qytetari: Kërkoja një… më thanë, që është një, që bën mirë.Arta: Emrin!Qytetari: Unë? Ani.., Ani!Arta: E gëzofsh. Për ku të kanë drejtuar? Për ku? Qytetari: Më thanë është një këtu, një Arta, Arta, që bën mirë.Arta: Unë lutem, lutem për këtë gjë që je drejtuar. Ti çfarë dëshiron?Qytetar: Unë kam një problem, me të fejuarën nuk bëjmë fëmijë. Doja ta merrja dhe atë, por ajo s’beson kështu dhe prandaj s’… Arta: Sa kohë keni?Qytetari:Po u bënë nja 3-4 vjet, që s’…Arta: 3-4 vjet?Arta: Ma jep dorën! Ma thuaj emrin tënd! Qytetari: Ani!Arta: Emri i nuses?Qytetari: Uejda!Arta: Si?Qytetari: Uejda!Arta: Uejda?Arta: Uejda ëëë…? Arta: Kontrollohuni, sepse keni nevojë pak edhe ua bën Zoti risk e ka me ju fal fëmijë!Qytetar: Duhet të lej ndonjë gjë aaa?Arta: Shkoni kontrollohuni!Qytetari: Te doktori kështu?Arta: Po! Qytetari: Po kemi bërë dhe na kanë thënë, që s’kemi kështu probleme, as unë as…Arta: Shkoni tani! Shkoni të dy, edhe shyqyr Zotit, ka me ju fal Zoti një fëmijë.Qytetari: Mos është e nevojshme, të sjell nusen, a nuk e di? Se unë jam bërë merak shumë.Arta: Shyqyr jemi me derman, na i pranon lutjet. Zoti e besimi juaj ju ndihmoftë! Kam me ju dhënë 2 karamele për derman. Ke me e menduar këtë dëshirë dhe pastaj ke me i ngrënë! Qytetari: Duhet t’i ha të dyja karamelet njëherësh, apo njëra pas tjetrës?Arta: Të dyja përnjëherësh!Arta: E mendon dëshirën, pastaj ke me i ngrënë! Por fikse! Të jetë ora fiks! Gjej një orë fiks!Qytetari: 1 p.sh, 2..?Arta: Ik pa merak!Qytetari: Sa detyrohem?Arta: S’ka detyrime!Qytetari: Ok, faleminderit! Qytetari: Faleminderit shumë ëëë?Arta: Ta plotëson Zoti dëshirën! Pa merak!Qytetari: Po n.q.s nuk ndodh gjë, të vij prapë?Arta: Shko kontrollohu me gjithë të fejuarën tënde! Shko kontrollohu!Qytetari: Po n.q.s nuk bën, të vij prapë?Arta: Ti për dëshira, mund të vish kur të duash! Qytetari: Për dëshira… Unë kam hall, që kam ardhur nuk është se…, kam dëshirë.Arta: Dëshirë është, që ti s’…Qytetari: Po pra! Dëshirë për fëmijë.Arta: Sa të mbarosh këtë hall, ti del me derman. Qytetari: Është kjo puna e besimit, se unë kam vajtur dhe te Kisha e Laçit, kam vajtur në malin e Tomorit, jam bërë cik pesimist në kuptimin, që…Arta: Mos u bëj pesimist, se ta ka bo Zoti risk, me ta fal një fëmijë. Nuk është, që vetëm një fëmijë, por… Të ndihmoftë!Arta 1 Kush është Arta Selimi?Ajo ka lindur në Bicaj të Kukësit, në vitin 1980, aktualisht është banuese në Spitallë të Durrësit. Ajo jeton në një vilë, e cila ka rreth e përqark statuja të shenjtorëve të ndryshëm. Në brendësi të vilës vihen re simbole të ndryshme, si ato krishtere dhe myslimane. Vetë Imzot George Frendo, Arqipeshkv Tiranë-Durrës ka dalë në një deklaratë publike ku mohon që Arta është pjesë e Kishës dhe dënon mashtrimet që kjo e fundit u ka bërë njerëzve në emrin e Kishës Katolike. Për Arta Selimajn është regjistruar vepra penale e mashtrimit në Prokurorinë e Durrësit. Prokurori i kësaj çështjeje është Bledar Bejko, por ka 6 muaj që nuk ka një vendimmarrje nga prokurori i çështjes, për Arta Selimajn./tvklan