Eriksen këmbëngul: Bëra mirë që e lashë Tottenhamin për Interin

0
Gjigandi

Christian Eriksen beson se vendimi i tij për ta lënë Tottenhamin për Interin ishte i drejtë, sepse ndien se përshtatja me jetën në Serie A po i shkon shumë mirë.

Mesfushori 28-vjeçar asistoi për Romelu Lukakun në fitoren e Interit 2:1 kundër Sampdorias të dielën në San Siro, për t’i mbajtur gjatë shpresat për titull.

Eriksen shënoi edhe në ndeshjen e kaluar, në gjysmëfinale kundër Napolit në Kupën e Italisë.

Pasi i kishte prishur marrëdhëniet me Spurs, ganezi beson se bëri mirë që shkoi te Interi në Serie A.

“Gjërat po vazhdojnë të përmirësohen, mendoj se vendimi për të ardhur këtu ka qenë i duhuri”, tha Eriksen për Sky Sports.

RonaTyra

“Më kanë pritur shumë mirë këtu, me shumë ngrohtësi nga tifozët dhe bashkëlojtarët. Jam krenar që jam këtu dhe për faktin se Interi më ka dashur në ekip”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu