Emri i madh i sportit, Esat Mehmeti, ka fjalët më të mira të mundshme për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ish portieri i futbollit, i gjeneratës së artë, që ka veshur fanellën e Trepçës nga Mitrovica, Lirisë nga Prizrenit, Vardarit nga Shkupi, etj. tha se iu është falënderues pa fund ‘Botës sot”.
“I respektuari miku im Kemajl!
Më lejoni ta uroi e përgëzoi vitin jubilar (25 vjetorin – një çerek shekulli) të gazetës ‘Bota sot’.
Duke i falënderuar të gjithë , themeluesit, gazetarët e në veçanti ju redaksinë e sportit…!
Unë, jam falënderues e mirënjohës në mbështetjen dhe përkrahjen e juaj…!
Urime e Gëzuar… Suksese”, uron Esat Mehmeti.