Unai Emery është gati t’i kthehet botës së futbollit.
Trajneri që së fundmi kishte drejtuar Arsenalin, Unai Emery, ka filluar të lidhet me një rikthim të mundshëm në La Liga.
Sipas raportimeve të ‘Marca’, trajneri spanjoll pritet të bëhet trajneri i Villarreal.
Thuhet se trajner spanjoll ka tashmë një marrëveshje me ‘Nëndetësen e verdhë’.
Javi Cealleja pritet të lirojë postin e trajnerit të skuadrës, pasi priu Villarrealin drejt pozitës së pestë këtë edicion në La Liga.
Kujtojmë se Unai Emery ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Arsenal, gjatë nëntorit të kaluar.