Janë konfirmuar me koronavirus 5 raste të reja në mes të stafit mjekësor në gjinekologjinë e Elbasanit, pavion i cili u mbyll dy ditë më parë pasi 4 infermiere rezultuan pozitive me Covid.
Kujtojmë se pacientët dhe personeli i pavionit u transferuan në një tjetër ambient të spitalit, ndërsa këtë të mërkurë kanë dalë pozitivë të tjerë bluza të bardha.
Këtë të mërkurë në Shqipëri u konfirmuan 68 raste të reja Covid dhe dy persona të vdekur.