Fitore e madhe e Drenicës

0
Gjigandi

Drenica nga Skenderaj shënon fitore të madhe me rezultat 3:0 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Për Drenicën janë pikë të mëdha në luftë për ekzistencë, ndërsa Ferizaj është përshëndetur nga liga.

Në minutën e 8-të, Alban Shillova shënon për 1:0, ndërsa pas një minute edhe Hasan Hyseni shënon eurogol nga distanca, 2:0. Në minutën e fundit Shillova thellon fitoren në 3:0.

Drenica renditet në vend të shtatë me 38 pikë, kurse Ferizaj është në pozitën e dhjetë me 26 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu