Maskat e fytyrës me “ndriçim fluoreshentë” për identifikimin e coronavirusit, janë duke u zhvilluar dhe mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit.
Sipas mediave të huaja, studiuesit nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) dhe Harvard po punojnë në teknologjinë që u zhvillua për herë të parë në vitin 2016, e cila zbulon shpejt shenjat e virusit Zika.
Ata po ndërtojnë sensorë në maska që lëshon shkëlqim në momentin që personi identifikohet si i prekur me coronavirus, i cili nuk vërehet me sy të lirë, por që mund të identifikohet me skaner nga dora.
Ekipi i udhëhequr nga MIT, thotë se kjo mund t’ju ofrohet si opsion zyrtarëve në aeroporte, stacione treni, zyra dhe spitale, të zbulojnë njerëzit e infektuar nga virusi vdekjeprurës.
Studiuesi kryesor, Jim Collins, tha që do të ishte e dobishme si një alternativë më e besueshme për kontrollimin e temperaturës, e cila tashmë si metodë po aplikohet në aeroporte.
Testimi i njerëzve nga virusi aktualisht bëhet me marrjen e mostrave nga hunda dhe pjesa e pasme e fytit dhe pastaj dërgimi i tyre në një laborator për t’u analizuar – që mund të zgjasë deri në 24 orë.
Ndërkaq sensori i maskës së tyre mund të paraqesë rezultate brenda tre orëve, shprehet ekipi.
Collins dhe ekipi i tij thonë se e kanë ripunuar teknologjinë e vitit 2016 për të zbuluar SARS, fruthin, hepatitin C dhe gripin, ndërkaq tani po punojnë edhe për COVID-19.