Egjipti gjen dy luanë dhe disa mace të balsamosura

0
Gjigandi

Një gjetje e rrallë e maceve, kobrave dhe krokodilëve të balsamosur është bërë nga autoritetet egjiptiane.

Arkeologët u mahnitën kur në një vend të fshehur gjetën dhjetëra mace të mumifikuara, 75 statuja të drunjta dhe të bronzta të maceve, zogj të balsamosur dhe një insekt të balsamosur me madhësi tri deri katër herë më të madhe sesa përmasat e zakonshme që ka kjo gjallesë në ditët tona.

Zyrtarët egjiptianë shpresojnë se ky zbulim do të ndikonte në rritjen e popullaritetit të vendit në botën e jashtme dhe në shtimin e turistëve. “Ky është promovim i mrekullueshëm për Egjiptin”, tha Khaled El-Enany, ministër i antikiteteve.

Në mesin e pesë kafshëve të familjes së maceve të egra që u gjetën të balsamosura, dy prej tyre janë identifikuar si këlyshë të luanëve, ndërsa tri të tjerat do të analizohen më hollësisht për ta përcaktuar llojin e tyre.

Këto kafshë u gjetën afër mbetjeve të një luani të madh, i cili ishte gjetur i balsamosur në Saqqara në vitin 2004. Ato paraqesin dëshmi se egjiptianët e lashtë i kanë përdorur kafshët në adhurimet e tyre.

RonaTyra

Ata ose kanë besuar se kafshët e balsamosura duhet të jenë objekt adhurimi ose i kanë balsamosur ato për t’ua ofruar “zotave” në të cilët kanë besuar, shkruan “The Guardian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu