Edy Reja i zbulon emrat e dy skuadrave italiane që e duan Ardian Ismajlin

0
Gjigandi

Edy Reja ka zbuluar dy skuadrat italiane që po e duan mbrojtësin shqiptar Ardian Ismajli.

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë duke dhënë një intervistë për mediat italiane rreth kombëtares shqiptare.

Më saktësisht Reja është ndalur duke folur për repartin e mbrojtjes duke lavdëruar emrat si Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti e Ardian Ismajli.

Për mbrojtësin prishtinas, Reja ka zbuluar se ka dy oferta nga skuadrat italiane gjë që më parë nuk ishte bërë e ditur.

RonaTyra

“Mbrojtës shumë i rëndësishëm për ne është edhe Ismajli që luan te Hajduku i Splitit”.

“Ai ka dy oferta të rëndësishme nga Lecce dhe Benevento”, deklaroi trajneri i Kombëtares së Shqipërisë.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë mediat italiane të raportojnë për ofertat e dy skuadrave për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me Hajdukun dhe kjo ka bërë që edhe çmimi i tij të rritet në mbi tre milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu