Këngëtarja shumë e pëlqyer shqiptare, Edona Llalloshi, sot (e diel) feston ditëlindjen e 41-të.
Ajo ka arritur të bëhet njëra prej artisteve të preferuara në treg falë projekteve dhe hiteve që ka sjell ndër vite.
Duke qenë se është aktive në rrjete sociale, e njëjta ditën e sotme u surprizua dhe mori urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj.
“Sot për ditëlindjen time, edhe këtë herë nuk munguan urimet dhe dhuratat e shumta nga familjarët miqët dhe adhuruesit e mi. Ju falenderoj nga thellësia e zemrës të gjithëve qe më kujtuat. Ju dua shumë”, ka shkruar ajo.
Artistja e njohur shfaqet mjaft e buzëqeshur krahas fotografive, ndërsa gjatë këtyre viteve ka ruajtur sharmin dhe elegancën e saj.
Edona ndërkohë ka sjell hite të shumta dhe disa prej tyre janë: “Për ty po flas”, “Ditë për ditë”, “Fati dhe Vuajtja”, “Simpatia”, “Borxhi i Dashurisë”, “Hyn në valle o moj kosovare”, “Kush po të pëlqen”, “Moj katile”