Kur bëhet fjalë për spekulimet në lidhje me statusin e saj të dashurisë, Selena Gomez i ka dëgjuar të gjitha këto edhe më parë.
Por kur rikthehen sërish thashetheme të tilla, këngëtarja 29-vjeçare ka nërë me dije duke zbuluar se ku qëndron momentalisht në lidhje me jetën personale.
Së fundmi në TikTok, ajo ka postuar një video të vetes duke sinkronizuar fjalët në audion virale të King Nas, e cila shfaq një burrë që liston komplimente në përpjekje për të bindur një grua që t’i japë atij një shans dhe gruaja nuk e merr seriozisht dhe nuk interesohet për të.
@selenagomezMaybe this is why I’m single. Don’t believe a damn word. 😭🤣♬ original sound – KING NAS
“Ndoshta kjo është arsyeja përse unë jam beqare”, ka shkruar Gomez sipër postimit. “Mos i besoni këtyre fjalëve”.
Ylli i “Rare” bëri bujë në fillim të këtij muaji pasi u fotografua duke ndjekur një koncert të Dua Lipës në New York së bashku me biznesmenin Zen Matoshi.
Zen Matoshi dhe Selena Gomez (Foto: News Unzip)
Megjithatë, një burim i afërt me Gomez tha për E!News se të dy janë thjesht miq.
“Ai punon në fushën e teknologjisë dhe ka ndihmuar në këshillimin e Selenës”, tha burimi. “Selena është beqare për momentin”.
/abc24.al/