Rikthehet me “Bebe” pas një mungese të gjatë në muzikë, Era Istrefi vjen e mahnitshme në klipin e ri

0
Rikthehet me “Bebe” pas një mungese të gjatë në muzikë, Era Istrefi vjen e mahnitshme në klipin e ri
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Ajo ditën e sotme (e enjte) ka prezantuar këngën e re “Bebe”, të cilën po ashtu e ka sjell të interpretuar në gjuhën shqipe.

Tekstin e ka shkruar vet artistja në bashkëpunim me BimBimmën, kurse për muzikën është përkujdesur edhe Claydee.

Era Istrefi (Foto: YouTube)

RonaTyra

Për ‘beat’-in ndërkohë është përkujdesur Paris Kalpos & Big Bang me realizim të “Fati Media Group”.

27-vjeçarja po ashtu ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip me dukje të veçantë.

Era Istrefi (Foto: YouTube)

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Istrefit.

Biondja që një kohë është bërë pjesë e “LEAF Management” nën drejtimin e Hajriz Bajramit.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu