Edhe në moshën 91-vjeçare, ky tifoz nuk humbet asnjë ndeshje të ekipit të zemrës

0
Edhe në moshën 91-vjeçare, ky tifoz nuk humbet asnjë ndeshje të ekipit të zemrës
Gjigandi

Pasioni i tij duket më i farkëtuar se kurrë. Venant Sochon, 91 vjeç, është ndjekësi (tifozi) historik i Laval. Ai banon rreth 30 kilometra nga Laval, në Saint-Fraimbault-de-Prières, një fshat me 980 njerëz. Ish-prodhuesi i qumështit po përfundon vitin e tij të 35-të radhazi si rezident aty.

Fakti i çmendur për të është se nuk ka humbur asnjë ndeshje në “Stade Francis-Le-Basser” që nga viti 1987. Ai duhet ta jetojë pasionin nga distanca, pasi punon larg Lavalit. Kjo nuk e pengon të qëndrojë i informuar për aventurat e klubit të tij të preferuar: “Ndeshjet i kam ndjekur në radio, në TV, kam shkuar për t’i parë rezultatet në gazetë”.

Sot, megjithë problemet e kujtesës, Venant Sochon kujton në mënyrë të përsosur epikën evropiane të Laval në vitin 1983, në Kupën UEFA. I shtyrë nga pasioni i tij i madh, ai rikrijoi filmin e “goditjes madhështore” kundër Dynamo Kyiv (0-0, 1-0), ose “ndeshjen e kthimit krejtësisht të çmendur” kundër Austria Vjenës (3-3; 0-2).

Në rajonin e tij të origjinës, Mayenne, nuk humbi kohë. Që në nëntor të vitit 1987, ai mori një kartë abonimi. Që atëherë nuk ka munguar në tribunën e “Francis-Le-Basser”.

RonaTyra

Fillimisht, kjo modë nuk ishte aspak për shijen e motrës së tij, me të cilën ka qëndruar që nga kthimi prej Ardennes. “Tani ajo është qetësuar, nuk thotë asgjë më shumë”, – pohon me të qeshur 91-vjeçari.

Gjatë çdo ndeshjeje në shtëpi bën të njëjtin ritual. Në timonin e Mercedesit të tij të vogël ose, më rrallë, të Peugeot 405 së vjetër, të prodhuar 35 vite më parë, ai i “gëlltit” shpejt kilometrat që e ndajnë nga stadiumi.

Fatkeqësisht, dy sezonet e fundit, Venant Sochon nuk mundi të merrte pjesë në ndeshje: “Nuk munda për shkak të Covid-it, nuk i kisha marrë të gjitha dozat e vaksinës. Preferova të jem i kujdesshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu