Samanda Karavella po vjen me bashkëpunim.
Samanda Karavella dhe Skerdi kanë bashkuar idetë për projektin e tyre të përbashkët muzikor.
Të dy artistët shqiptarë këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.
Përveç kësaj Samanta ka ndarë pamje edhe nga xhirimet e klipit ku tregon se si do të duket në një prej skenave.
Këngëtarja shihet e veshur kokë e këmbë me lëkurë gjarpri dhe duket tejet joshëse.