Ka ardhur momenti i së vërtetës. Roma do të përballet sonte me Feyenoord-in në finalen e “Conference League”. Në “Arena Kombetare” të Tiranës, Mourinho do të mund ta llogarisë të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion. Përfshirë edhe Mkhitaryan, i cili u rikuperua nga problemi i muskujve.
Armeni ka munguar që nga 28 prilli, por do të shtrëngojë dhëmbët sonte dhe do të hidhet në fushë nga minuta e parë, siç ka bërë shpesh këtë sezon në reaprtin e mesfushës. Shoku i tij i repartit do të jetë Cristante. Në portë Rui Patricio, i mbrojtur nga prapavija treshe, e përbërë nga Mancini, Smalling dhe Ibanez.
Pra, sikurse duket, nuk ka vend në formacionin startues për Marash Kumbullën. Një lajm aspak I mirë ky për tifozët shqiptarë, të cilën shohin te 21-vjeçari kuqezi përfaqësuesin e tyre në këtë finale historike për Tiranën, e para europiane që zhvillohet në vendin tonë.
Karsdorp dhe Zalewski do të luajnë si “pistonë” të jashtëm, me Zaniolo dhe Pellegrini pas Abrahamit, si sulmues i vetëm. Edhe Slot nuk duhet të merret me mungesat. Trajneri i Feyenoord-it buzëqesh, sepse ka rikuperuar Bijlow mes shtyllave. Përpara portierit do të rreshtohen Feertruida, Trauner, Senesi dhe Malacia. Në mesin e fushës ka vend për Kokcu, i cili do të veprojë së bashku me Aursnes. Mesfushori-sulmues Nelson dhe Sinisterra do të mbështesin Dessers.
Vedhekuqtë italianë arritën deri në finalen e kompeticionit duke kapërcyer raundin paraprak kundër Trabzonspor, duke eliminuar në rend kronologjik Vitesse, Bodo/Glimt dhe Leicester. Holandezët u përballën me dy raunde të tjera, duke eliminuar Dritën (skuadër kosovare, Drita e Gjilanit) dhe Lucernin në raundin e parë dhe të dytë kualifikues, si dhe Elfsborfin në raundin e tretë.
Partizani i Beogradit dhe Slavia Praga ishin kundërshtarë të turit të dytë dhe atij çerekfinal, ndërsa në gjysmëfinale, holandezët eliminuan Marseille nga gara. Një precedent i vetëm në Kupat e Europës mes dy skuadrave daton në “Europa League” (2014-2015), kur Roma eliminoi Feyenoord-in në 1/16 finale. Pas 1-1 në “Olimpico”, verdhekuqtë fituan 2-1 në Holandë, me golat e Ljajic dhe Gervinho.
Ja formacionet e mundshme:
ROMA (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Zaleëski; Zaniolo, Pellegrini; Abraham. Trajner: Mourinho
FEYENOORD (4-2-3-1): Bijloë; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Kokcu, Aursnes; Til; Nelsom, Til, Sinisterra; Dessers. Trajner: Slot