Refuzoi Bayernin, nuk e josh as Barça; Timo Werner befason me klubin e ri

0
Gjigandi

Timo Werner është një nga lojtarët më të ndjekur të momentit. Sulmuesi gjerman është në radarët e klubeve të mëdha europiane. Atop resin merkaton e verës, për të nisur ofensivën. Për momentin ka vetëm një gjë të qartë, që është largimi nga radhët e Leipzig. Vetë lojtari ia ka komunikuar tashmë këtë vendim menaxhmentit të klubit, ndërkohë që përfaqësuesit e tij janë duke punuar për transferimin e afërt.

Sipas “Bild”, Bayern Munich ia ka bërë tashmë një ofertë, të cilën sulmuesi gjerman e ka refuzuar. Opsioni i parë i Werner është të nënshkruajë për Liverpool-in, kështu që po pret propozimin nga klubi i Premier League. “Reds” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij, prej 65 milionë euro. Werner u rrit te Stuttgart, ndërsa erdhi te Leipzig në vitin 2016 për 14 milionë euro. Numrat e tij, këtë sezon, kanë mahnitur botën: 27 gola dhe 12 asiste në 36 ndeshje të luajtura.

Arsyeja kryesore që e shtyn drejt Liverpool është trajneri Jurgen Klopp. Ky i fundit ka arritur ta bindë gjermanin të luajë në “Anfield”. Bayern Munich, pas refuzimit të Werner, do të përqendrohet në nënshkrimin e Leroy Sané, objektivi kryesor i merkatos për momentin.

Barcelona ishte klubi i tretë i interesuar për Werner, por duket se ka mbetur në prapavijë të “ankandit”. Klubi Blaugrana planifikon të nënshkruajë me një zëvendësues natyror për Luis Suárez, i cili tashmë është 33 vjeç. Barcelona synon Lautaro Martinez, ndërsa Werner konsiderohet si plan B, në rast se ardhja e argjentinasit nuk është e mundur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu