1 i vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci i aksidenteve të ndodhur ditën e sotme në rrugët e Shqipërisë e pa frikë mund të quhet si e premte e zezë.
Aksidenti më i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku në orët e para të mëngjesit dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë mbeti i vdekur një 19-vjeçar me iniciale K. H.
Po ashtu në këtë aksident, mbetën të plagosur edhe dy persona, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Në Lezhë, si pasojë e përplasjes së një kamionçine me një automjet tip “Audi”, mbetën të plagosur tre persona, mes tyre edhe një 18-vjeçare, që u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa, në qytetin e Korçës një motor që shpërndante ‘Fast Food’ është përplasur nga një automjet në lagjen 16, ku mbeti i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.
Edhe në Shkodër u shënua një aksident këtë të premte, ku mbetën të plagosur dy persona. Policia njoftoi se në gjendje të rëndë për jetën 56-vjeçari me iniciale A. B., ndërsa personi tjetër është jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e aksidenteve kanë qenë të ndryshme, nga lagështira në rrugë e deri tek shpejtësia e madhe.